Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, një veturë përfundon jashtë rrugës

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e sotme të mbrëmjes në magjitralen Prishtinë-Pejë, më konkretisht tek vendi i quajtur “Kodra e Dollcit”.

Sipas pamjeve të dërguara nga disa sinjalizues, shihet se si një veturë ka dalë nga rruga pas aksidentit të shkaktuar.

Sipas pamjeve, Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

 

Lexo edhe:  Familja Zhara nga Peja kërkon ndihmën tuaj, djali i tyre dyvjeçar ka nevojë për transplantim të veshkës