Vjehrri e bën për mjekë nusen e djalit, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij.
Sipas Policisë, nusja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes.