Dhunohet seksualisht një 21-vjeçare në Prishtinë, babai i vajzës njofton Policinë

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar pas një denoncimi për një konflikt familjar.

Babai i viktimës ka denoncuar rastin, ku ka deklaruar se vajza e tij 21-vjeçare është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari L.S., 46-vjeçar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin, si dhe në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunim’.

Lexo edhe:  Përkujtohet në 1 vjetorin e vdekjes Blerim Zhabari, ish ushtar i UÇK-së dhe bashkëthemelues i portalit Veriu.info