Një person rrëzohet papritur në tokë në Prishtinë, policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes – dyshohet për sulm në zemër
Në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, një person rreth të 60-ve është rrëzuar në mënyrë të papritur për toke.
Me të parë se çfarë kishte ndodhur, qytetarët kishin alarmuar autoritetet kompetente që vepruan menjëherë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës dhe policia, raporton Telegrafi.
Aktualisht ekipi i ndihmës së shpejtë është duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa dyshohet se personi që është rrëzuar ka pësuar sulm në zemër.