Prishtinasi e ngacmon vajzën që e njohu në një market, ajo detyrohet ta denoncojë në Polici

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që po ndodhë që disa herë në Prishtinë, Policia Rajonale ka arrestuar një person, i cili u denoncua nga një vajzë për ngacmim. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima kësaj radhe është një 22-vjeçare, e cila ka raportuar se i dyshuari po e shqetëson që nga koha kur ajo punonte në një market.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.,B, e ka ngacmuar vazhdimisht, duke i shkaktuar shqetësim të madh. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka kontaktuar edhe motrën e viktimës, në mënyrë që të bie në kontakt me të.

Këto raste i njëjti i ka shpeshtuar, deri gjatë ditës së djeshme kur vajza vendosi që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar të dyshuarin.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes pasi ndaj tij Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmimi”.

 

Lexo edhe:  Rritet çmimi i bukës në 60 cent në furrat e Prizrenit