Berjani: Çmimi i naftës në Kosovë, sikur para pesë vjetësh

Një litër e naftës në vend është duke u shitur me çmim 1.23 euro, derisa benzina me çmim 1.31

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka thënë se kjo nënkupton se niveli i çmimeve aktualisht është në atë që ka qenë pesë vjet më parë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejtë normalitetit”, është shprehur Berjani, duke theksuar se në kushte normale çmimi për naftë do të duhej të ishte midis 1.00-1.15 euro, njofton KlanKosova.tv.

Përveç që ka treguar për çmimet, ai ka bërë thirrje drejt tregtarëve që t’i ulin çmimet e produkteve të tjera.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet. Të gjithë duhet te reflektojnë në shportën e qytetarit që ajo të jetë më e lirë”.

Më poshtë i gjeni çmimet për naftë dhe benzinë në Kosovë dhe vendet e rajonit.

Lexo edhe:  Aeroplani që u nis nga Prishtina për në Mynih bën lëvizje të çuditshme në ajër, kthehet sërish në Kosovë