Plagoset një person në një lokal në Prishtinë

Një person është plagosur në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Insajderin se sot rreth orës 00:15 kanë marrur një informatë se është plagosur një person nga arma e zjarrit.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ndërsa për të dyshuarin, Ahmeti tha se policia është duke punuar për arrestimin e tij i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Ajo theksoi se Policia ka filluar hetimin dhe rrethanat e këtij rasti.

Lexo edhe:  Veri: 28-vjeçares ia thyejnë veturën që e parkoi para shtëpisë, Policia nis hetimin e rastit