Ky është roja që mbeti i vrarë në Beograd, u përpoq ta pengonte 14-vjeçarin të hynte në shkollë

Mëngjesin e sotëm kryeqyteti serb u trondit nga të shtënat në një shkollë fillore, ku një nxënës 14-vjeçar ka hyrë në një klasë në orën e historisë dhe ka qëlluar pa ndalë, duke lënë të vdekur tetë nxënës dhe rojën e shkollës.

Shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spital.

Mediat serbe raportojnë se roja i vrarë është Dragan Vlahoviq, i cili fillimisht ishte përpjekur ta ndalojë të dyshuarin të hynte në shkollë.

Dragan Vlahoviq

Nga të shtënat janë plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësuese e historisë, të cilët aktualisht po trajtohen në Qendrën Emergjente në Tirsova.

Kujtojmë se nxënësi i kësaj shkolle që dyshohet se ka kryer këtë krim është gjetur dhe arrestuar në oborrin e shkollës.

Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

 

Lexo edhe:  Policia e Kosovës në Leposaviq ndalon 3 raste të kalimit ilegal të kufirit