Rrahje në Dresnik të Klinës, dy persona sulmojnë një 19-vjeçar

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e të shara kundrejt njëri-tjetrit. Në raste të caktuara, situata eskalon edhe në dhunë fizike mes tyre, duke u dashur medoemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur problemet.

Një rrahje ka ndodhur edhe së fundi në fshatin Dresnik të Klinës, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 19-vjeçar.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e goditjeve.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, dy të rinjtë janë dërguar në mbajtje dhe me urdhër të prokurorit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

 

Lexo edhe:  Ky është ushtari i FSK-së që dyshohet se gjuajti me armë pasi u rrah me baballakun