E trishtë: 5 vjeçari mitrovicas u shkel aksidentalisht nga familjari i tij
Një ngjarje e trishtë tronditi sonte qytetin e Mitrovicës.
Një vogëlush 5 vjeçar derisa po ngiste bicikleten u godit nga një veturë që po lëvizte andej.
Burimet e “Mitropol” bëjnë të ditur se djaloshi u godit aksidentalisht nga një familjar i tij.
Mësohet se i mituri e gjeti vdekjen pasi u shkel
me veturë nga djali i axhës së tij.
Vozitësi i veturës për momentin ndodhet në spital, pas traumës që pësoi nga ngjarja.
Rasti ndodhi sonte në rrugën “Shaban Polluzha” rreth orës 19:00, me ç’rast për shkak të plagëve vogëlushi ndërroi jetë. /Mitropol/