Polici në Podujevë dyshohet se e ngacmoi seksualisht një mjeke

Zyrtari policor me inicialet I.F. në njërën nga dhomat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dyshohet se e ngacmoi seksualisht mjeken duke e mbyllur në dhomën e saj të punës.

Drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu, tha se nuk mund të japë asnjë informacion për rastin pasi me të po merren organet e drejtësisë.

Policia përveç që i hapi rast për ngacmim vendosi që zyrtarit policor edhe t’ia ndërrojnë vendin e punës. Nga Podujeva u zhvendos në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

E rastin e ndodhur më 22 korrik po e heton edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Pas këtyre veprimeve, IPK-ja ka përcjellë në prokurori një raport informues dhe sipas udhëzimeve nga prokuroria, në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti rast do të procedohet në Drejtorinë për Hetim të Brendshëm të Policisë së Kosovës për hetim të mëtejmë administrativ/disiplinor”, thanë nga IPK-ja.

Raportohet se i dyshuari punonte prej shumë vitesh si polic në Podujevë.

Lexo edhe:  Befason Trump: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë