Dhunë në një familje në Prishtinë: 37-vjeçari sulmon fizikisht bashkëshorten

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Dhunë në familje dyshohet të ketë ushtruar edhe një person në lagjen Dardania në Prishtinë, i cili përfundoi në Polici pas denoncimit nga bashkëshortja e tij.

Sinjali mëson se viktima fillimisht është dërguar për ekzaminime mjekësore në spital dhe më pas ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

37-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Lexo edhe:  Gëzohen llapjanët, një fshat i Podujevës bëhet me xhami të re