Xhuli Nura: Jam luaneshë në shtrat

Modelja e njohur Xhuli Nura ka qenë protagoniste e intervistës më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe jashtë saj.

Mes të tjerash ajo e cilësoi lidhjen me Atdheun brenda shtëpisë së BBVK si lëvizjen më të keqe që ka bërë gjatë lojës së saj.

Në anën tjetër, bukuroshja nga Drenica shtoi se ende e pret një kërkim-falje prej Vedatit për deklaratat që ai ka thënë në shtëpi, duke e quajtur “komandante të Dubait”.

Ajo u shpreh se edhe nëse nuk e merr atë kërkim falje, Vedati do të tregojë vetëm veten e tij.

Ndërsa për fund ishte rezervuar pyetja pikante si gjithmonë, ku Xhuli u pyet “nëse në shtrat është një luaneshë apo pulë”.

Lexo edhe:  Videoja virale! Dua Lipa për pak sa nuk rrëzohet në skenë