Aksident trafiku në Asdrazup të Malishevës, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot gjatë ditës, në fshatin Asdrazup të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për teve1.info ka bërë të ditur se në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

Sipas Elezajt, rasti është duke vazhduar të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.

“Rreth orës 13:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Asdrazup-Malishevë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezaj.

Lexo edhe:  Kosovari zhveshët deri në bel dhe bërtet UÇK në aeroplan, arrestohet nga policia