Vdekja e 28-vjeçarit në Skenderaj, Policia jep detaje

Para pak orësh një person është gjendur pa shenja jetë në Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ultë.

02 Press e ka kontaktur Policinë e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje shtesë për këtë rast.

Sipas Policisë viktima është mashkull 28-vjeçar.

“Sot, rreth  14:30, Policia, ka pranuar infomatën se në Sptialin Rajonall është sjellë pa shenja jete viktuma mashkull 28 vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

/02 Press/

 

Lexo edhe:  “Serbët e veriut do ta paguajnë çmimin”: Një reagim i ashpër në Serbi pas lirimit të Radoiçiqit