Aksident në Istog, ndeshet autobusi me multikultivator – lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në fshatin Cërrcë të komunës së Istogut, ku si pasojë është lënduar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një multikultivator.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një askdient në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Gashi.

Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se autobusi ka dalë nga rruga, teksa multikultivatori është rrokullisur.

Nuk dihet nëse kishte udhëtarë në autobus.

Lexo edhe:  AP: "Punë e kryer", është arritur pajtim për liberalizimin e vizave për Kosovën