Ky është personi që dyshohet se vrau xhaxhain e tij në Malishevë, e qëlloi me armë
Konflikti pronësor pati epilog tragjik për Sadri Berishën, 50-vjeçar, i cili gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij në Kijevë. Ai dyshohet se u privua nga jeta nga djali i vëllait të tij, Berati 38-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor do parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Berisha dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri xhaxhain e tij, duke i shkaktuar kështu plagë që dolën të jenë fatale për 50-vjeçarin.
Arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, ndaj Berat Berishës kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.