Zbulohet kush “porositi” vrasjen e Ardian Nikulajt, mbahej nën vëzhgim nga gjashtë persona
Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Të përfshirë në këtë krim janë gjashtë persona, teksa tashmë është publikuar fotoja e një prej personave, i cili mbante në vëzhgim Nikulajn.
Siç raportohet, ai është anglezi Steven Hun. Gazetari Ermal Vija raporton se ata janë zbuluar nga një makinë tip “Pasat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi, që ka bërë vrasjen.
Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.
Emrat e personave të përfshirë në krim sipas policisë janë: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasesi) dhe 4 shtetas britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.