46-vjeçari në Korishë të Prizrenit kapet me armë dhe municion, përfundon në Polici

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar dje në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit, te pasagjeri është gjetur një armë zjarri me karikator dhe fishekë.

Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa 46-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

 

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në dajle të tunelit afër Stan Tërgut, dyshohet për persona të lënduar