Këngëtari Rexha e akuzoi se ia torturoi babanë gjatë luftës, serbi i reagon në Facebook

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Rexha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka identifikuar një serb që sipas tij, ia kishte torturuar babanë dhe familjen e tij, rreth 25 vite më parë.

Rexha thotë se Trajko Roganoviq, i cili sipas tij operonte në Rahovec si polic së bashku me Marko Filipoviq (Mustaqi) në atë kohë, ishin iniciatorët e gjithë asaj skene.

Në lidhje me këtë ka reaguar Rogoviq duke thënë se ai ka kryer detyrën si cdo polic tjetër, dhe i njëjti ka thënë se ka zbatuar urdhërat e shtetit.

Ai ka shkruar se ka qenë polic i ndershëm dhe nuk e ka frikësuar askënd.

“Labinot, edhe mund të flasë palidhje sikurse ti. Mos përmend emra palidhje. Nuk të njohë se kush je, por po shoh që po komentojnë të tjerë nga Rahoveci. Unë kam qenë polic i ndershëm dhe nuk kam frikësuar askë. Si çdo polic, kam zbatuar urdhrat e shtetit”, tha ai.

Lexo edhe:  Këshilli i Bashkimit Evropian mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën