Arrestohet shqiptari në Itali, dyshohet se është ‘koka’ e një rrjeti të trafikut të drogës
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane më 22 prill.
Ai dyshohet se është ‘koka’ e një rrjeti të drogës.
Shqiptari u prangos nga njësiti i anti-drogës në Ancona.
Gjatë kontrollit brenda veturës së tij, është gjetur dhe konfiskuar gjysmë kilogrami hashash, 450 euro dhe një armë e cila ishte e mbushur me fishekë dhe e gatshme për përdorim.
Gjithashtu janë gjetur edhe 14 fishekë të tjerë rezervë.
Siç raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar fshihej si shitës i makinave.
Por, duket se ai furnizonte drejtpërdrejtë grupet vendase të këtij qyteti.
Ai ngarkohet për veprat penale “trafik droge” dhe “armëmbajtje pa leje”