Vushtrri: Arrestohet dhe lirohet 33-vjeçari, mori derivate e shërbime tjera dhe nuk i pagoi
Policia ka arrestuar personin me inicialet A. D.,33., vjeçar, pasi dyshohet se sot rreth orës 02:00, në një pompë derivatesh në Vushtrri, ka marrë derivate dhe shërbime tjera të cilat nuk i ka paguar. Ankuesi (viktima) gjatë përpjekjeve për ta ndaluar ka pësuar lëndime.
I njëjti u arrestua nën dyshimet për dyshuar për veprat penale vjedhje të shërbimeve dhe lëndim të lehtë trupor.
Por, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.