E rëndë: 51-vjeçari në Prizren dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një burrë, i moshës 51-vjeçare është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i ka dhënë fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Prizrenit.

“Sot me date 23.04.23, rreth orës 21:05 ,në polici është raportuar për rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjeket e emergjencës kane dale ne vendngjarje, nga mjeket është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51-vjeqare nga Prizreni. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne Institutin e Mjekësisë ligjore ne Prishtinë, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndërron jetë i riu nga Klina