Ditën e Bajramit përleshen dy grupe në fshatin Ratkoc të Rahovecit

Dy grupe janë përleshur fizikisht të premten në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia ka njoftuar se si pasojë e përleshjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Aksidenti me fatalitet në Podujevë: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, vetura u bë llom pasi u ndesh me autobusin