Karim Benzema përcjell muajin e Ramazanit duke lexuar Kuranin
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, duke lexuar librin e shenjtë, Kuranin.
Benzema i cili njihet si praktikues i madh i fesë myslimane ka publikuar këtë fotografi para pak minutave, shkruan Lajmi.net
“Është koha”, ka shkruar ai duke postuar Kuranin të cilin siç duket po e lexonte.
Kujtojmë se Benzema në shumë raste ka luajtur me Real Madridin duke qenë agjëruar dhe si për koiçidencë ai njihet për paraqitjet e tij fantastike në muajin e Ramazanit.
Ja postimi i tij: