Gazetari Syla: Kush është Mazllumi me na kallzu neve, ka hoxhë që thotë Nëna Terezë u djeg në xhehnem

Gazetari Valon Syla është deklaruar sërish lidhur me hoxhën nga Prizreni Mazllum Mazllumi.

Ai thotë se hoxha Mazllum Mazllumi nuk është askush tu thotë gazetarëve se apo agjëron.

Valon Syla nuk bën hajgare me fe, i pranoj të gjitha fetë që i kanë. Unë kam miq katolik, kam miq mysliman, ju shkoj njerëzve për iftar e festoj edhe Bajramin për hatër të prindërve, por kjo nuk do të thotë që unë duhet me kanë islamik si qata që m’kanë sulmuar që me kanë mysliman i pranueshëm apo diçka tjetër. Kjo absolut nuk është punë e tyre mem kallxu mu apo dikujt tjetër në Kosovë, a ninon a është i martuar? E kemi pa hoxhën Mazllum që tu dalë i thotë secilit gazetar a ninove? A ninon ti? Hiqe jaknen. Kush është Mazllumi me na kallxu neve?A është ai kryeredaktor i Kosovës apo është njeri që e ka marrë përsipër shejtninë tonë kosovare, shqiptare, islamike me na kallxu neve vijat? Nuk mundet një njeri prej një fshati të rëndomtë të Kosovës me dal me na kallxu neve kush është ku? Ku është ku kush? Sepse na nuk po i thojmë atij kurrgjë. Na si gazetarë po thojmë që kur t’bojmë hajgare me mercedesin ton baje, se është ramazan. Mos u bo nervoz tash me u sill e me na sha, e me na linçu se kishe na jena me serb, me rus’’.

Na gazetarët me përvojë e dimë kush i ka shty këto tema në të kaluarën, e për kënd kanë punuar e çka kanë bo. Nuk është mirë se është muaji i tillë, e të mos nxisim ndarje apo urrejtje po të flasim lirshëm për ata që e mendojmë apo e bëjmë, ka shtuar më tutje Syla

Lexo edhe:  Kapen disa të rinj me drogë në Skenderaj, Deçan e Prizren – mërgimtarit ia gjejnë nëntë qese me marihuanë

Më tutje gazetari Syla në një intervistë për lajmi.net thotë se edhe ateistat besojnë që zoti nuk ekziston po nuk kanë fakte.

Po ashtu Syla shprehet se ka hoxhë që thonë se Nëna Tereza u djeg në xhehnem.

‘’Unë nuk jom ateist, sepse edhe ateizmi është besim. Edhe ateistat besojnë që zoti nuk ekziston po nuk kanë fakte. Unë jam person libertaian me bindje, besoj që të gjitha fetë munden me jetu brenda hapësirës së tyre familjare, brenda hapësirës së pronës së tyre private e fetare. Po nuk mundemi na secilën fe që e kemi si shqiptarë e kosovarë, me bo ka një polici që me dal me rregullu shtetin. Unë mendoj se njerëzimi pa fe këtu nuk kish me arritë. Mendoj që feja ka qenë e rëndësishme me arritë na si civilzim si njerëzim, ku kemi mbërri në ditën ku jemi, jo si shqiptarë po si njerëz. Dikush nuk e sheh kështu, është fanatik. Dikush veç pse është i fesë tjetër, kemi hoxhallarë që po flasin e po shesin mend sot, kanë deklarata që nxisin thonë se Nëna Terezë ka me u djeg në xhehnem. Ku e din ai që djeget? Çka po i vynë ajo? Ky tjetri ‘me qenë shqiptar koka problem’. Pse hoxha i Turqisë nuk e shanë Turqinë? Pse hoxha i Arabisë nuk e shanë Arabinë Saudite? Veç pse e ka flamurin me shkronja arabisht? Pse na e kena problem me kanë shqiptarë edhe musliman? Ku o problemi? A po i shtin dikush? Unë nuk po i shti’’.