Lajm i hidhur: Vdes ish sekretari i shkollës “Abdullah Shabani”, Gani Hamza
Ka vdekur ish sekretari shumëvjeçar dhe punëtori i arsimit mitrovicas, Gani Hamza.
I ndjeri për shumë vite në kohën e okupatorit kishte punuar sekretar në shkollën “Abdullah Shabani”në Mitrovicë, ndërsa përkundër rreziqeve dhe kërcënimeve, Gani Hamza ishte i vendosur që mësimi i fëmijëve të mbahej, shkruan Jepi zë.
Kontributi në edukimin e brezave të rinj është i madh, shkruan jepi zë, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë biri i tij përmes një postimi në rrjtet sociale.
Postimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi .
Të nderuar miq ,shokë dhe dashamir.
Ju njoftojmë se sot me datën 17.04.2023 ndërroi jetë
Babai ynë
Gani (Maliq) Hamza
Vorrimi bëhet sot pas namazit të drekës në varrezat e Shipolit.