“Rasti i sotëm me vrasje makabre të nënës ma mpiu trupin komplet”, Getinjo reagon për rastin në Pejë
Ngjarja që ndodhi sonte (e premte” në orët e pasdites në Pejë, ku dyshohet që djali ka mbytur nënën e tij, ka bërë që të reagojë reperi Getinjo.
Gjatë orës së pasditës së ditës së premte në Pejë ka ndodhur një rasti i rënd ku një grua është gjetur e vdekur, derisa për mediat rastin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Më vonë, Prokuroria zbuloi së i dyshuari kryesor për këtë vrasje është djali, i cili dyshohet së ka mbytur nënën e tij.
Pas lajmit në rrjetet sociale ka reaguar reperi Getinjo.
“O krijuesi i gjithësisë dhe gjithçkaje që merr frymë dhe ka shpirt, na ruaj mendjen se vet nuk jemi duke mundur me i rujt. Rasti i sotëm që paska ndodhur me vrasje makabre të nënës ma mpiu trupin komplet”, ka shkruar ai.