Moti pamundëson aterimin e aeroplanit në Prishtinë, udhëtarët kthehen në Stamboll

Udhëheqësi i OBSH-së ne Kazakistan, kosovari Skender Syla, njoftoi se sot nuk ka arritur që të mbërrinte në Kosovë për vizitë familjare në kohën e planifikuar, meqë për shkak të motit me stuhi gjatë mëngjesit në vendin tonë, aeroplani nuk kishte mundur të ateronte në Aeroportin e Prishtinës.

Për KlanKosova.tv ai shprehet se linjën e fluturimit e kishte Astana-Stamboll-Prishtinë, dhe se për Kosovë ishte nisur në ora 08:15, por që në fund kanë përfunduar duke fluturuar rreth 45 minuta mbi hapësirën e vendit tonë meqë aeroplani nuk arriti të aterojë në “Adem Jashari”, edhe pas dy tentimeve të bëra nga piloti.

Më pas është vendosur që aeroplani të kthehej në Stamboll dhe udhëtarëve u është thënë se do të jenë në fluturimin e radhës për Prishtinë, në ora 19:00.

I biri i Sylës, Altini, i cili kishte dalë në aeroport që ta priste babanë, e ka xhiruar njërin prej momenteve kur aeroplani po tentonte të ulej në tokë.

“Me rëndësi që çdo gjë ka përfunduar mirë”, u shpreh për KlanKosova.tv udhëtari Skender Syla.

VIDEO

Lexo edhe:  Sot dhe nesër mungesë e energjisë elektrike