Vdes ish-trajneri i futbollit në Kosovë

Ka vdekur ish trajneri i futbollit, Selatin Vokrri. Ai kishte dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit të futbollit në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tashmë të ndjerit

Ndërkohë që Vokrri ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore kohëve të fundit.

Kujtojmë se më 3 maj të vitit 2022, presidenti i FFK-së Agim Ademi në shoqëri të Agim Nurës dhe Mirsad Çollakut, me rastin e 6-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, e kanë vizituar në shtëpinë e tij ish-futbollistin dhe trajnerin e mirënjohur Selatin Vokrri.

Gjatë kësaj vizite, Ademi i shprehu mirënjohjen Vokrrit për kontributin e tij gjatë periudhave të ndryshme në futbollin e Kosovës, qysh nga koha e tij si futbollist e deri në periudhën e zhvillimit të futbollit të pavarur, e që në fund rezultoi me realizimin e objektivit për anëtarësim në UEFA.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Vdes ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës