I riu nga Kosova pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së
Jon Musliu është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së – US Air Force Academy.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Atomi, përmes një postimi në Facebook.
“Ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij. Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”- thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore.
Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore.