Gjesti i rrallë! Gruaja gjen çantën me mijëra euro dhe e dorëzon në polici

Një grua 35-vjeçare në Gjermani i dorëzoi policisë një çantë të vogël e cila kishte brenda disa mijëra euro.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se gruaja e gjeti çantën në një parking në lagjen Cumbach të Rudolstadt dhe menjëherë e dorëzoi çantën në komisariat pa u menduar dy herë. he ia dorëzoi një komisariati pa hezitim.

“Gruaja e bëri gjetjen e vlefshme të hënën e Pashkëve në Rudolstadt. Pronari më pas pyeti për çantën e humbur të martën në mëngjes”, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.

Sipas policisë, gjithçka ishte ende në çantë  dhe pronari i ligjshëm nga Bavaria është i lumtur që të gjitha paratë iu kthyen.

 

Lexo edhe:  Burri i dehur ushtron dhunë dhe e kërcënon gruan, përfundon në mbajtje për 48 orë