Merr flakë një veturë në Prizren (Video)

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën Prizren – Reçan.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se pjesa e përparme e veturës është kapluar nga flakët, teksa disa persona largojnë gjërat që ndodhshin në bagazhin e veturës.

Nuk dihen arsyet që shkaktuan zjarrin.

Lexo edhe:  Shkuan mysafirë për festën e Vitit të Ri, mërgimtarit ia rrah gruan familjari i tij në Fushë Kosovë