Gjakovari lajmëron Policinë se i është zhdukur gruaja, thotë se nuk e di ku është

Në Gjakovë një burrë ka njoftuar në polici zhdukjen e gruas së tij bashkë me dy fëmijët e saj, nga një martesë më parë, të cilët janë 11 e 12 vjeç.

Sipas tij, ai nuk ka njohuri për vendndodhjen e gruas nga data 27 mars.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Rr. Ali Ibra, Gjakovë 27.03.2023 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e cekur bashkëshortja e tij kosovare së bashku me dy fëmijët e saj djalë dhe vajzë të moshës 11 dhe 12 vjeç që i kishte pas nga martesa e mëhershme janë larguar nga shtëpia e tij dhe nuk duhet vend ndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Lexo edhe:  Konfiskohen 21 patentë shoferë për 24 orë