Mërgimtari nga Zvicra kërcënon me jetë gruan dhe fëmijët në Kosovë – Pritet arrestimi i tij sapo të arrij në vendlindje

Një mërgimtar nga Pozheran i Vitisë, i cili jeton në Zvicër e ka zënë sherri me Policinë e Kosovës, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij, me pretendimet për kanosje. Rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Polici, ndërkohë që hetimet nga Prokuroria kanë nisur.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për të dyshuarin S.A., 40-vjeçar, i cili u raportua nga gruaja e tij, nën dyshimet se përmes mesazheve e telefonatave, e ka kërcënuar me jetë atë dhe fëmijët e saj që ndodhen në Kosovë.

Kjo situatë e ka shqetësuar atë tejmase, prandaj ka kërkuar ndihmë duke njoftuar Policinë, me ç’rast ka përshkruar në detaje bisedat me bashkëshortin.

Pas raportimit të ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të iniciohet rasti “dhunë në familje” dhe posa i dyshuari të arrijë në Kosovë të sigurohet prezenca e tij.

Lexo edhe:  Berisha avokat i të akuzuarit për spiunazh: Nuk ka prova, është dëshmitar i Prokurorisë në Hagë