Lirohet nafta, por jo edhe biletat e autobusëve (VIDEO)

Çmimi naftës po bie, por njëjtë nuk po ndodh edhe me biletat e autobusëve.

Ato mbetën të larta dhe po cilësohen të papërballueshme, sidomos për kategorinë e studentëve.

Udhëtarët kërkuan të ketë ulje, derisa këtë nuk e shohin të arsyeshme nga linjat e autobusëve ndërurbanë, ku thonë se kanë shpenzime të shumta, derisa në disa të tjera çmimet thonë t’i kenë mjaftueshëm të ulëta.

Nga Shoqata e Natarëve kanë konfirmuar se çmimi i naftës ka rënë, derisa bëjnë thirrje që kjo të reflektojë edhe në produktet e tjera.

Lexo edhe:  Gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit dhe Zybës- seanca pritet të mbahet në tetor