Dalin shëndosh e mirë të gjithë minatorët e ngujuar për 15 orë në Minierën Trepça
Kanë dalë nga zgafella të gjithë minatorët e Trepçës që kishin mbetur të ngujuar prej 15 orësh.
Lajmin për “Jepi zë” e kanë konfirmuar disa punëtorë nga vendi i ngjarjes.
Të gjithë minatorët dolën shëndosh e mirë pas shumë orësh të izoluar rreth 900 metra nën tokë.
Kujtojmë se ka qenë defekti me liftin që ka sjell deri tek ngujimi i minatorëve të ndërrimit të tretë.