Ky është polici që u kap me ryshfet për patentë shofer, ai punonte edhe në autoshkollë

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” dhe marrje e ryshfetit.

Insajderi merr vesh që polici i arrestuar është Reshat Korac.

Pos si pjesëtar i Policisë së Kosovës, ai në të njëjtën kohë ishte i angazhuar edhe si instruktor në autoshkollën ‘Fifi Trade’.

Hetuesit e IPK-së kanë gjetur prova se ai i kishte premtuar klientit të kësaj autoshkolle se për shumën 800 euro do te ia rregullonte punën që ta merrte patentshoferin, dhe këtë premtim e bëri duke e bindur atë me dy pozitat që mbante.


Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot në flagrancë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit” dhe marrje e ryshfetit.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer nga hetuesit sot në mbrëmje në një lokal në Pejë.

Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtari policor me qellim që të përfitoj dobi pasurore për vete ose për personin tjetër, ka kërkuar shumën prej 800 € (tetëqind eurove) nga një qytetar që të njëjtit ti siguroj kalimin e provimin për patentë shofer për kategorinë ” B” në mënyrë të kundërligjshme.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse IPK ka dhënë edhe rekomandimin për suspendimin e tij.

Lexo edhe:  “Të pashpirtët ta morën jetën”, postimi i motrës së 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë