13 vite pas vdekjes rrëfehet nëna e Kosovare Kurtajt: Vajzën ma dhunuan e pastaj e vranë
Kosovare Kurtaj një shtetase e Kosovës që po jetonte në Francë vdiq në Kosovë në dhjetorin e vitit 2010. Rasti i saj ende nuk ka marrë epilog. Fillimisht u tha se vdiq në aksident dhe pastaj u ngritën dyshimet se dikush e dhunoi e vrau e pastaj inskenoi aksidentin. Ky dyshim u ngrit pas zhvarrimit që iu bë në 2015.
Për Indoks është rrëfyer nëna e viktimës, Bedrije Kurti që sot e 13 vite ndjenjë po të njëjtën dhimbje. Flet nga Franca atje ku jeton, për shkak se është kërcënuar dhe për t’i shmangur ndonjë fatkeqësie siç thotë ajo nuk vije më në Kosovë.
E ëma është e bindur që vajza i është vrarë.