Therje me thikë në Kaçanik: Një person dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, arrestohet 62-vjeçar i dyshuar
Pasditen e së shtunës ka ndodhur një incident në fshatin Nikë të Kaçanikut ku për motive akoma të panjohura, një 62-vjeçar ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I riu që u sulmua është një 37-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, kurse i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i dyshuari M.Guri., po dyshohet se e ka therur me thikë në gjoks bashkëfshatarin, i cili pësoi plagë dhe u dërgua nga familjarët në QKUK.
Rasti u denoncua menjëherë në Polici dhe një njësi policore intervenoi në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet mjekësore, kurse i dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.
Sinjali mëson se ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.
Në anën tjetër, Policia ka marrë një deklaratë edhe nga viktima, i cili ka dhënë versionin e tij për konfliktin që eskaloi në therje me thikë