E rëndë: Punonjësi i sigurimit ne Ministrinë e Infrastrukturës ndërron jetë në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme tek objekti i Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ku në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë punonjësi i sigurimit fizik.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në kohën kur viktima ishte në orar të punës bashkë me një koleg të tij, i cili edhe ka bërë thirrje për ndihmë në Urgjencë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e kolegut të të ndjerit.

Bazuar në dëshminë  e tij, derisa po qëndronin në punë, për një moment viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Vdes në moshë të hershme mërgimtarja nga Skenderaj me banim në Suedi