Familja Geci reagon pasi Specialja përmendi komunikatën 59: Krasniqi e Selimi thanë të vërtetën

Në Gjykatën Speciale, të hënën ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

E teksa prokurori filloi t’i zbulonte “dosjet” për Hashim Thaçin, përmendi komunikatën 59, të cilën Thaçi kishte refuzuar ta ketë nënshkruar – madje kishte thënë se nuk ishte e UÇK-së.

Por, Specialja rikujtoi deklarata të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimin të cilët asokohe “demantonin” Thaçin.

Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, pasi në komunikatën 59 ishte përmendur edhe emri i Ganit Gecit, duke shkruar në një reagim ne facebook “EDHE NË HAGË REXHEP SELIMI E JAKUP KRASNIQI E PASKAN THËNË TË VERTETËN PËR KUMUNIKATËN NR. 59”.

“Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë,  vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.

Ai autorët e komunikatës 59’s i ka cilësuar si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlini.

“Ne familja jonë e kemi theksuar që 24 vite që do rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo dere për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin te krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetaresh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli ynë në luftëra kundër okupatoreve sllavo-rus dhe perendorisë osmane”, ka thënë ai ndër tjerash.

Geci tregoi se kënd e kishte për qëllim ajo komunikatë.

“Komunikata 59 e shtabit te LPK-se është bërë me qellim te eliminimit fizik te vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur te na fusin ne rendin e kolaborocionistve për te qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si te duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist te orientuar nga Kremlini”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar në Gjilan

Të dielën në Prishtinë ka pasur një marsh të madh, ku mijëra qytetarë kundërshtuan Gjykatën Speciale. /Express