Pamje të rënda: Makina godet për vdekje këmbësorin në Tiranë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në zonën e Astirit në Tiranë.

Tv Klan ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku këmbësori kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

Pasi që e kalon gjysmën e rrugës dhe kapërcen murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër.

Por fatkeqësisht, është përplasur nga një makinë.

Sipas Tv Klan, goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Naim Tërnava: Festat tona fetare të shfrytëzohen për të sjellë lumturi tek ata që kanë nevojë