Arrestohet një burrë në Obiliq, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij
Një mashkull nga Obiliqi është arrestuar të shtunën, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Policia e Kosovës bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta10.
“Obiliq, 01.02.2023-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti në polici është lajmëruar në orët e vona të së shtunës.