42-vjeçari që humbi jetën në Pejë dyshohet se kreu vetëvrasje

Pak më parë u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja. Ai u dërgua në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se dyshimet e para janë se i ndjeri ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni i një banese në rrugën ‘Leke Dukagjini’.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës pasi që për banorët që jetojnë në atë zonë ai është i panjohur dhe as nuk është saktësuar ende se nga ballkoni i cilit kat është hedhur.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lexo edhe:  Kërcënohet me jetë Edona James