Shqetësuese: E mitura në Fushë Kosovë bëhet nënë, bashkëjeton me një të rritur që më shumë se një vit

Numri i rasteve të vajzave adoleshente të cilat mbesin shtatzënë dhe lindin fëmijë, është mjaft shqetësues në vendin tonë. Kjo pasi që shtatzënia në moshën e adoleshencës, mund të sjellë rreziqe për shëndetin si për nënën e re, ashtu edhe për fëmijën. E këto raste shpesh ndodhin si pasojë e bashkëjetesës me persona të rritur, të cilët ndonëse dinë moshën e re të viktimave, krijojnë lidhje dashurie dhe intime me to.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Fushë Kosovë, ku një vajzë pak ditë më parë është bërë nënë për herë të parë në moshën 16-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kjo ka aktivizuar Policinë që t’i intervistojë viktimën dhe personin e rritur me të cilin bashkëjeton për më shumë se një vit.

Bazuar në dëshminë e të miturës, ajo dhe i dyshuari bashkëjetojnë që një vit e gjysmë dhe sipas saj, ata më parë kishin qenë të dashur dhe kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë së bashku.

Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit edhe 22-vjeçari, i cili ka deklaruar njësoj si vajza e mitur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16 vjet’.

Lexo edhe:  Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro