Flet nëna e fëmijës që i shpëtoi jetën Adem Qorri në Florida: S’kam fjalë ta përshkruaj mirënjohjen time

Adem Qorri nga Drenasi vdiq në Florida deri sa po shpëtonte jetën e një fëmije. Kjo ngjarje u raportua në mediat atje, duke e cilësuar atë si hero.

“Djemtë gjashtë dhe 10-vjeçarë të Mallory Hutchinson ishin jashtë në një varkë me babanë e tyre.”, fillon raportimi i Fox 13, përcjell portali rtv21.tv

Aty me fëmijët ka qenë edhe Adem Qorri.  40-vjeçari pronar i një salloni për rregullimin e automjeteve në New Port Richey po vlerësohet për shpëtimin e jetës së djalit 6 vjeç, derisa me varkë po notonte në lumin Anclote.

Qorri erdhi në Amerikë si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta., shkruan mediumi.

Mallory Hutchinso, nëna e 6 vjeçarit që shpëtoi Ademi tregon si rrodhi ngjarja.

“Djali më i madh u përpoq ta kapte dhe ta tërhiqe, por nuk arriti , dhe më pas ai ngeci në breg”, tha Hutchinso.

Babai i djemve, Dale Furness dhe Qorri u përpoqën për t’i shpëtuar. Por, ndërsa Ademi po  mbante Carson, 6 vjeç, humbi ndjenjat.

“Djali im tha se ai po bënte thirrje për ndihmë”, tregon Hutchinson.

“Gjashtë vjeçarit tim, ai i shpëtoi jetën”,  tha Hutchinson për Ademin. “Nëse ai nuk do të ishte fëmija im do të vdiste.”, shtoi ajo.

Ademin e ka nxjerrë nga uji një tjetër skafist, por ka ndërruar jetë në spital. E veja e Ademit, Blerta, e quajti atë hero.

Dy familjet u njohën me njëra-tjetrën përmes pasionit për në lojën e futbollit të fëmijëve të tyre.

“Ai thjesht ishte babai më i mirë i të gjitha kohërave”, tha Blerta.

Ai me siguri e dinte se ishte potencialisht duke zgjedhur mes jetës së tij dhe jetës së fëmijës së dikujt tjetër dhe nuk do të pendohej kurrë për atë që bëri.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re drenicasja nga Skenderaj

Familja e tij tani po mendon ta dërgojë trupin në vendlindjen e tij në Kosovë për varrim, vijon raportimi.

“Unë as nuk mund ta përshkruaj me fjalë mirënjohjen time,” tha Hutchinson. “Nuk mund të them as sa mirënjohës jam. Nuk ka fjalë që do ta përshkruaj atë”., përfundon ajo.