“Barbaria e radhës”, gazetari Hoxha jep detaje për vrasjen e rojës në Top Channel
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek Top Channel, ku nga breshëria e armëve mbeti i vrarë roja i sigurimit. Hoxha e ka cilësuar këtë ngjarje si barbaria e radhës.
Ai shprehet se roja humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë. Më tej gazetari shkruan se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.
“Barbaria e radhës. Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj.”