Flet Ramiz Kelmendi pasi iu bë shkrumb e hi ETC-ja

Sot u raportua për një zjarr që ka kapluar objektin e qendrës tregtare “Elkos ”. Sipas videove, zjarri ka përfshirë tërë objektin. Në lidhje me incidentin, ka folur pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi rrëfeu për Gazetën Sinjali se ka dalë në vendngjarje për të parë nga afër gjendjen e objekteve të tij në Pejë.

Kelmendi tha se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha të objektit ndërsa zjarrëfikësit janë ende duke punuar për ta lokalizuar zjarrin.

“Ka dëme të konsiderueshme materiale, ende nuk është bërë vlerësimi mirëpo me aq sa kam pa, zjarri ka shkaktu jashtëzakonisht shumë dëme”, u shpreh ai.

Po ashtu, ai shtoi se nuk ka persona të lënduar nga zjarri sepse askush nuk ka qenë në depo.

Në vendngjarje janë edhe Policia e Kosovës, përderisa disa njësi të zjarrfikësve nga disa rajone të vendit kanë shkuar në Pejë për t’iu dalë në ndihmë kolegëve për ta shuar zjarrin.

Ndërkaq, nga Spitali i Pejës kanë njoftuar se deri më tani, tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencë.

Sipas njoftimit, pacientët kanë pësuar kryesisht helmim si pasojë e thithjes së diaksidit të karbonit.

Lexo edhe:  Mozzik flet për lidhjen me Lotinën: Gjëja më e bukur që m’ka ndodhur në 28 vite të jetës, jam shumë i lumtur