Xhuli thotë se është krenare që do të jetë imazh i miellit të Devollve

Një nga momentet më ikonike nga nata e Post Big Brother VIP Kosova, mbetet të jetë përplasja në mes të dy ish konkurrenteve të BBVK-së, Shota Baraliut dhe Juliana Nurës apo Xhulit.

Kësisoj, gjatë një debati të asaj nate, Shota kishte thënë se Xhuli kishte pretenduar të bëhej modele për ndonjë model botëror, veç se gjërat ndryshuan në natën finale, kur kjo e fundit u zgjodh të jetë imazh i miellit “Finnesa” të kompanisë “M & Sillosi”.

E në kundërpërgjigjen e saj ndaj Shotës, Xhuli ka thënë se mburret të jetë imazh i një kompanie që i takon Devolli Corporation.

“Jam shumë krenare që jam imazh i një kompanie siç janë ‘Devollët’”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Kujtojmë se dyshja, Shota-Xhuli nuk kishin gëzuar raporte të mira as përgjatë eksperiencës së tyre të përbashkët në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Lexo edhe:  Këta janë gjashtë banorët që shkojnë në nominim këtë javë në BBVK3